Burg për ish-kryebashkiakun Tuci, SPAK e akuzon për shpërdorim detyre…

Shpërndaje

Gjykata e Posaçme la në burg ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tucin, të cilin SPAK e akuzon për “Shpërdorim detyre”.

Në seancë, Tuci ka thënë se banorët pasi kishin mbledhur lekët vetë, me anë të një shkrese, kanë kërkuar leje të ndërtonin një rrugë për të shkurtuar distancën mes disa fshatrave, pasi rruga ekzistuese ishte e keqe.

Ai pretendon se dëmet e pretenduara nga IKMT Shkodër, janë më pak, pasi mali ishte i zhveshur nga pemët.

Në arrest shtëpie u la edhe administratori i njësisë Iballë, Ndoc Marku. Ai kërkoi të lihej i lirë pasi kishte dy prindërit e moshuar që kanë nevojë për përkujdesje.

Shpërndaje