Kalaja e Shkodres mbetet gjithnjë një pikë e preferuar e turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shkodrën në këto ditë të nxehta vere dhe këtë duket se e konfirmojnë edhe shifrat më të fundit, sa i përket numrit të atyre që kanë zgjedhur për të parë nga afër muret dhe hapësirat historike të saj.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar shifrat e reja të vizitorëve të këtij objekti historik për muajin qershor, ku vërehet një shtim fluksi dhe rritje e jashtëzakonshme në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë të vitit.
Përgjatë muajit që lamë pas, qershorit ky sit u vizitua nga 14 456 vizitorë ose e thënë ndryshe rreth 4023 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë ku numëroheshin 10 433 vizitorë në qershor të 2022.
Kalaja e Shkodrës mbetet kështu një objektet e trashëgimisë kulturore si dhe një nga destinacionet turistike më të vizituara në të gjithë vendin.