Berati, qyteti me më pak krîme, Shkodra mban vendin e parë për 2022-shin…

Shpërndaje

Në 2022, qyteti i Beratit ka pasur përqindjen më të ulët të krimînalitetit ne vend dhe ka shënuar gjithashtu ulje krahasuar edhe me një vit më parë.

Kryeprokurori Olsian Çela, në raportimin para Kuvendit, tha se Tirana ka numrin e procedimeve në të shumta, por nivelin më të lartë të krîmînalitetit, e ka shënuar kryeqendra e veriut, Shkodra.

Olsian Çela, kryeprokuror: Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të krîmînalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berati cili ka koeficient të krîmînalitetit nën mesataren kombëtare rezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021.

Sipas tij, shqiptarët përfshihen më shumë në krîme kundër rendit dhe sigurisë publike, ku peshën më të madhe e zënë çështje të drogës, posedimit të arméve dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

Olsian Çela, kryeprokuror: Ndër grup-veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 29,45 %, por me një ulje 7,53 % krahasuar me vitin 2021. Veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 26,16 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 14,87 % krahasuar me vitin 2021; -veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 6,08 %, me një rritje prej 4,89 % në krahasim me vitin 2021; -veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës me 5,05 %, që kanë ulje 33,62 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2021.

Në 2022 u pezullua hetimi për 7762 çështje për shkak se autori nuk njihet apo nuk është zbuluar, një numër i lartë, por që është më i ulët se në 2021.

Tv Klan

Shpërndaje