Rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Shkodrës i cili lidh By Pass-in me qytetin mbetet ndër pikat më problematike në Shkodër sa i takon lëvizshmërisë së automjeteve dhe të kalimtarëve. Kalimtarët që kalojnë në këtë rrugë shprehen të shqetësuar pasi rreziku për tu aksidentuar nga automjetet është i lartë ndërsa pranojnë se rregullat e qarkullimit nuk respektohen nga qytetarët. Me ardhjen e sezonit veror fluksi i automjeteve pritet te jetë i lartë, ndërsa mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga kalimtarët dhe gjithashtu shpejtësia tej normave të lejuara nga automjetet e bënë këtë segment te rrezikshëm nga aksidentet.