Tritol banesës në Shkodër, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte me askënd…

Shpërndaje

Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer në Shkodër, në lagjen “10 Korriku në banesën 3 katëshe të shtetasit Agim Uraj. Policia ka njoftuar se eksplozivi është hedhur në orët e para të mëngjesit në derën e garazhit.

Edhe pse sipas policisë vendore të Shkodrës sasia e vendosur nuk ka qenë shumë e madhe sërish shpërthimi është dëgjuar në atë zonë.

Ndërkohë biznesmeni Agim Uraj ka dhënë deklaratën e tij për policinë duke thënë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që kanë vendosur tritolin dhe se nuk ka konflikte me asnjë person. Policia ende nuk e ka një pistë të saktë hetimi edhe pse dyshimi kryesor lidhet me aktivitetin e 2-vjeçarit si biznesmen në Shkodër.

Deri më tani nuk është arritur që të bëhet i mundur identifikimi i vendosjes së tritolit në banesën e biznesmenit Agim Uraj. Gjithsesi dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët kanë hedhur lëndë eksplozive dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Shpërndaje