Tirana ka prezantuar zyrtarisht Fjoart Jonuzin. Kuksianit i skadoi kontrata me Vllazninë dhe pas tre sezonesh lë shkodranët për t’iu bashkuar skuadrës së Orges Shehit. 26-vjeçari është ndër më të mirët në rolin e tij, teksa me këtë afrim Tirana ka “blinduar” mesin e fushës, duke gjetur edhe emrin e duhur për të zëvendësuar të larguarin Albano Aleksi.