Një i ri i vendos flakën vetes me benzinë në Tiranë…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tiranë, ku një i ri i ka vendosur flakën vetes.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Kthesës së Kamzës.

Burime bëjnë me dije se një patrullë e policisë ka tentuar që të ndalojë të riun, dhe e ka dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 31-vjeçarin drejt aktit të vetëflijimit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje