Me datën 25.06.2023 rreth orës 02.00 në rrugën “13 Dhjetori”, një makinë në kundërshtim të plotë me rregullat, ka ecur me shpejtësi duke dëmtuar një shtyllë të ndriçimit publik dhe vazo dekorative.
Për ngjarjen kanë kryer veprime në bashkëpunim Policia Bashkiake dhe Sektori i Qarkullimit Rrugorë. Pas veprimeve në terren, të kontrollit të kamerave për identifikimin e mjetit, u verifikua që dëmtimi është kryer nga administratori i një kompanie të Security.
Ndaj tij janë marrë masat administrative të qarkullimit rrugor, si dhe ato për dëmshpërblimin e plotë të dëmtimit të pronës publike. Gjithashtu është kryer menjëherë pastrimi dhe sistemimi i zonës së dëmtuar.
Bashkia Shkodër nxit çdo qytetar që të veprojë në zbatim të ligjeve dhe rregullave në fuqi dhe shpreh bindjen se nuk do të tolerojë asnjë rast papërgjegjshmërie, që vë në rrezik sigurinë e jetës së qytetarëve apo pronën publike.