Zhvendosja e Poliklinikës/ Egir Lezha: Nuk ka krijuar kaos, jemi në katin e tretë tek ORL…

Shpërndaje

Prej 10 ditësh të gjitha shërbimet e poliklinikës janë zhvendosur pranë Spitalit Rajonal Shkodër me një afat prej 6 muajsh. Drjetori i poliklinikës, Mjeku Egir Lezha thotë se qytetarët mund të marrin këto shërbime pranë repartit të ORL-së. Puna për rikonstruksionin total të poliklinikës ka nisur me 1 qershor dhe pritet të përfundojë në muajin dhjetor.

Projekti kushton 116 mln lekë. Poliklinika e ndërtuar gjysëm shekulli më parë, ka patur vetëm një ndërhyrje në vitin 1997, ndërsa tashmë ajo po i nënshtrohet ndryshimeve totale në ambjente dhe pajisje. Shërbimet tha Lezha mbeten të njejtat veçse ndryshon aktualisht vend ndodhja. Nga e hëna deri të premten pranë spitalit në krah të ORL ndodhet recepsioni dedikuar shërbimeve ambulatore.

Shpërndaje