Dy shtetas turq janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentuan që të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara.
Mësohet se të arrestuarit kanë inicialet: I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç. Të dy kanë tentuar që të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë duke përdorur dokumente bullgare dhe greke.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
Gjithashtu ndalohet 1 shtetas në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç, të dy shtetas turq, pasi
më datë 05.03.2020, në P. K. K. Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin në
drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të
falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. —-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim
të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë
penale ndaluan shtetasin: L. M., 44 vjeç, banues në Shkallnur, pasi Gjykata e
Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën
penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose
vizave”, “Falsifikimi i vulave stampave ose formularëve” dhe “Dhuna në
familje”.