Shkoder/ Lidhja shpirtërore me pëllumbat, prej shumë vitesh Paolo Kaceri kujdeset për to…

Shpërndaje

Ai është i dashuruar me pëllumbat dhe pasionin për t’u kujdesur për to e ka të trashëguar nga babai. Paolo Kaceri, infermier në profesion dhe njëkohësisht kreu i Sindikatës së Shëndetësisë Shkodër veçon faktin se në familjen e tij kultivojnë pëllumbat prej 70 vitesh.

Paolo mban rreth 80 pëllumba të racës së Shkodrës dhe përkujdeset çdo ditë për to ndoshta edhe duke sakrifikuar pushimet e tij pasi e shikon të pamundur qëndrimin larg tyre. Me krenari ai tregon për cilësinë që karakterizojnë pëllumbat që mban.

Megjithatë si çdo gjë e bukur edhe ky pasion i Paolos ka sfidat e veta.Përtej vështirësive Paolo, kujdesin për pëllumbat po ja ushqen edhe birit të tij duke vazhduar të ruajë traditën e familjes.

Shpërndaje