Euro, rritje e rrufeshme! Brenda pak orëve monedha europiane rritet me 2.38 pikë…

Shpërndaje

Kursi i këmbimit të euros është rritur me 2.38 pikë nga niveli i ulët historik që arriti në 11 Maj.

Menjëherë pas mbarimit të fushatës elektorale monedha evropiane po njeh një rimëkëmbje të shpejtë dhe prej tre ditësh po vijon rritjen.

Me datë 15 ajo arriti në 111.31 kundrejt lekut, ndërsa me datë 17 u tregtua në 113.43 kundrejt lekut. Tashmë euro ka arritur në të njëjtat nivele me marsin e këtij viti.

Besimi i agjentëve të tregut për një forcim të mëtejshëm të monedhës pas periudhës zgjedhore mund të ketë dërguar në marrjen e pozicioneve të blerjes duke ndikuar në këtë zhvillim.

Banka e Shqipërisë dobësimin e monedhës europiane e lidh me përmirësimin strukturor të ekonomisë shqiptare, që ka forcuar pozicionet e jashtme.

Argumenti nuk është pranuar nga eksportuesit shqiptarë, të cilët u shprehen se kanë humbur miliona euro nga zhvlerësimi i monedhës me 8% brenda një viti.

Institucioni monetar nuk ka dhënë sinjale për ndërhyrje në treg, pasi i konsideron zhvillime normale të tregut luhatjet në valutë.

I vetmi vendim i marrë nga Banka e Shqipërisë ishte gjatë pandemisë, kur kursi i euros pësoi një luhatje të fortë brenda tre ditëve, ndërsa ndërhyrja e bankës stabilizoi tregun valutor.

Shpërndaje