Partia socialiste ka marre tashme edhe shumicen e keshilltarve bashkiak , ku PS ka qenë lehtë në avantazh në krahasim me koalicionin Bashkë Fitojmë, por edhe PSD-në e Tom Doshit, e cila në disa prej qyteteve të veriut ka marrë një mbështetje të madhe.
Kryetarja e meparshme e keshillit bashkiak Brisela Kadija thote se keshilli I ri do te jete me heterogjen per shkak te perfshirjes se disa forcave politke te cilat jane perpjekur te perfshijne ne kete keshill grupe te intersit te fushave te veprimtarise se keshilltareve por edhe te zonave ku ato shtrijne veprimatrine tyre dhe te kete nje ze me te forte qytetare. Kadija shprehet se pervoja e saj nen drejtimin e keshillit ka pasur disa arrijte ku nuk ka munguar edhe bashkpunimi me adminstraten e bashkise. Në Shkodër PS ka siguruar 18 mandate, 13 mandate Bashke Fitojme, 12 mandate PSD, dhe 5 Partia Demokratike. Me një mandat do të përfaqësohen në Këshillin Bashkiak të Shkodrës edhe Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë si dhe Fryma e re Demokratike.