Policia e shkodrës përgenjështron lajmin për vendosje eksplozimi në makinën e drejtores së drejtorisë Transportit Rrugor

Shpërndaje

Shkodër/ Në lidhje me disa lajme që janë publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se i është vënë eksploziv mjetit të një shtetaseje dhe ngjarja është fshehur nga Policia, sqarojmë se:

Me datë 04.03.2020 në orën 00:30, në fshatin Hoti Ri, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetases E. M. 32 vjeçe, ka rënë zjarr në automjetin tip “Hunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, por në përdorim nga shtetasja E. M.

Për pasojë, është dëmtuar tapiceria e brendshme dhe është thyer xhami i derës.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental, nga një defekt i brendshëm i mjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vlerësim.

Shpërndaje