Çmimet e karburanteve bien sërish. Në vendimin e kësaj të enjteje, Bordi i Transparencës njofton se duke nisur nga ora 18:00 e pasdites së sotme, 1 litër naftë në pikat e shitjes me pakicë tregtohet me 169 Lekë, nga 172 Lekë që ishte një ditë më parë.
Ndërsa benzina do të tregohet me 172 Lekë/litri, nga 175 Lekë që ishte një ditë më parë.
Edhe çmimi i gazit të lëngshëm për makina ka pësuar rënie dhe 1 litër do të shitet me 62 Lekë, nga 66 Lekë që ishte një ditë.
Çmimet e reja të karburanteve do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.