Bota sot po përballet me dramën më të madhe njerëzore, e cila kur të shkruhet historia do të duket e pabesueshme. Një komb i tërë është përzënë nga vendi i tij prej qeverisë së tij dhe luftrat e “mëdha” gjeostrategjike. Miliona njerëz janë derdhuar rrugëve të Turqisë e Greqisë.
Në det, ushtarët grekë po i qëllojnë refugjatët me plumba e tentojnë të përmbysin gomonet e tyre.
Luftë në shtëpi, luftë në çdo kufi, luftë në det e luftë në tokë.
Shoqëria globale, ajo që ngrihet në këmbë për të drejtat e një peshkaqeni, kur e vrasin, për të mbrojtur arushin Panda, apo ujkun gri të Yelloëstone, është sot spektatore e kësaj drame me përmasa biblike.
Miliona njerëz i kanë ikur atdheut të tyre si një mallkim, ndërsa atje, ende të fuqishmit, hedhin bomba. Mbi një vend ku edhe ndërtesat janë shkulur nga themelet.
Mentor Kikia