Galeria e Arteve në Shkodër hapi dyert për ekspozitën e piktorit shkodran Artan Draçini. “Duartrokitje” përmbledh punimet e tre viteve të fundit , rreth 20 të tilla ndërsa frymëzohet nga bota e spektaklit nga ku merr shkas edhe titulli i saj.
Duke u nxitur nga epoka e sotme televizive ku programet dhe reality show po zënë një hapësirë dhe vëmendje të madhe në shoqërinë e sotme shqiptare, piktori Draçini e shikon si një moment reflektimi.
Draçini ka lindur në Shkodër ndërsa ka përfunduar studimet pasuniversitare në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në vitin 2013-të. Ka punuar si mësues pikture dhe më pas lektor i lëndës së vizatimit e grafikës.