Dita e sotme do të vijojë me mot të paqëndrueshëm duke sjellë edhe reshje shiu.
Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë, të cilat do diktojnë vranësira të dendura dhe reshje shiu.
Këto kushte atmosferike do të mbeten gjatë gjithë ditës, herë pas here reshjet bëhen mesatare dhe lokalisht intensive.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes dhe ulen mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C në 18-19°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.