I kane mjaftuar me pak se tre raunde dhe Nelson Hysa ka marre fitoren e shtate ne boksin profesionist. Mbremjen e sotme ai ka triumfuar ndaj boksierit nga Namibia Vikapita Meroro dhe ne kete menyre eshte shpallur edhe fitues i gjerdanit te arte te “Universal Boxing Organization” (UBO).
Gjerdani i eshte dorezuar boksierit shkodran nga kryetari i Bashkise Tirane Erjon Veliaj. Ka qene nje fitore mese e merituar e Hyses i cili e ka vene ne veshtiresi kundershtarin derisa ne raundin e trete ai eshte rrezuar ne toke duke u detyruar te pranoje humbjen me nokaut (KO).
Kjo eshte fitorja e shtate per Nelson Hysen ne po kaq ndeshje te zhvilluara duke treguar nje performance te shkelqyer dhe me siguri qe pas saj do te ngjitet edhe shume vende ne ranglisten boterore.
Ne mbremjen e sotme ne ringun e “Feti Boroves” ne kryeqytet jane ngjitur edhe tre boksiere te tjere shkodrane. Keshtu, Senad Drini ka fituar ndaj boshnjakut Milos Kuvac dhe kjo eshte fitorja e dyte per Drinin.
Po ashtu Armando Grishaj ka triumfuar ndaj moldavit Stanislav Gudz. Edhe per Grishajn kjo ishte fitorja e dyte ne po kaq ndeshje ne boksin profesionist. Ndersa Arjon Kajoshi ka triumfuar ne nje ndeshje shume te forte ndaj letonezit Ivans Levickis. Per Kajoshin kjo ishte fitorja e gjashte ne po kaq ndeshje te zhvilluara ne boksin profesionist./ShkodraSport/