Pragndeshja me Partizanin, KF Vllaznia dënon Latifin/ Trajneri Josa dhe mesfushori Latifi, në konferencë shtypi…

Shpërndaje

Liridon Latifi, nuk do të jetë me skuadrën në ndeshjen e nesërme me Partizanin, takim ky i vlefshëm për javën e 25-të të Abissnet Superiore. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri Mirel Josa gjatë konferencs për shtyp të pragndeshjes, mbajtur paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”. Arsyeja, në fakt nuk ka të bëjë me gjendjen fizike, por me një penalizim që futbollisti ka marrë nga KF Vllaznia në lidhje me situatën e krijuar ndeshjen e kaluar në transfertën e Durrësit, ku Latifi nuk i është bindur vendimit të trajnerit për t’u aktivizuar në pjesën e dytë.

Duke folur për ndeshjen e nesërme me Partizanin, Josa pranon se është një ndeshje e rëndësishme dhe beson që Vllaznia do të marrë rezultat pozitiv.Optimist, për një rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme është edhe futbollisti Herald Marku, i cili më heret ka luajtur me uniformën e kuqe.Ndeshja Vllaznia-Partizani, padyshim sfida më e rëndësishme e kësaj jave, luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.

Shpërndaje