Vllaznia fiton ndaj Tiranës dhe hap garën për titull…

Shpërndaje

Vllaznia fitoi 0-1 me Tiranën në “Loro Boriçi”. Ndeshja”Klasike” mes dy skuadrave foli për kuqeblutë, teksa përballja u zhvillua në Shkodër kjo pas një marrëveshje nga faza e dytë kur stadiumi “Loro Boriçi” nuk ishte gati dhe Vllaznia ishte pritëse në kryeqytet.

Përballja e javës së 21-të në Superligë u vendos nga goli i Herald Markut në minutën e 51 të ndeshjes. Ka qenë ndërhyrja e gabuar e Behiratche në dëm të Balaj, me Jorgjin që akordoi penallti.

Me këtë fitore Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e dytë, tre pikë më pak se Tirana kryesuese.

Shpërndaje