Egnatia ka bërë goditjen “big” në këtë merkato dimri. Rrogozhinasit kanë prezantuar ditën e sotme ish-lojtarin e kombëtares shqiptare, Hysen Memollën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Egnatias nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se tashmë Memolla është rikthyer në shtëpi dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Kupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut.
Kujtojmë se 30-vjeçari ishte pjesë e Lahtit në sezonin e fundit futbollistik, ndërsa tashmë do t’i bashkohet rrogozhinasve.