Në vigjilje të ndeshjes Mirel Josa paralajmëroi ekipin se në rast se nuk do t’i jepnin vazhdimësi rrezultateteve të javëve të fundit (kishin fitur përballë Teutës, Partizanit dhe Laçit) atëherë titulli do të ishte objektiv i vështirë për shkodranët. Por 90’ në Ballsh treguan se ky objektiv është I vështirë për Vllazninë, e cila humbi duke i dhënë kështu mundësinë e artë Tiranës dhe Partizanit që të krijojnë diferencë më të madhe pikësh nëse nesër fitojnë ndeshjet respektive.
Ndeshje rikthimesh – Dueli i sotëm ishte domethënës për trajnerin e Bylisit, Naxhi Shensoi dhe për sulmuesin e Vllaznisë, Bekim Balaj. Të dy u rikthyen te skuadrat respektive pas eksperiencave të tjera. Për Shensoi siç e tregon dhe rezultati rikthimi ishte mjaft pozitiv pasi për momenti Bylisi i tij nodhet jashtë zonës të ftohtë. Ndërsa nga ana tjetër për Balajn, i cili mori vendin e Kainës në të 54’, rikthimi ishte i hidhur.
Golin e vetëm në të gjithë takimin e shënoi Bylis në minutën e 58’. Damçevski i pason një top me kokë Felipe Sozës, dhe ky i fundit e shfrytëzon më së miri mundësinë duke zhbllokuar sfidën. Vendasit edhe një minutë më parë kishin rrezikuar portën e Vllaznisë me anë të Sozës, i cili nuk shënoi pasi Zogoviç bëri një pritje fantastike.