Vllaznia triumfoi me rezultatin 0-2 në Ballsh kundër Bylisit, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Ishte një gol nga Jonuzi në pjesën e parë që vendosi fatet e kësaj sfide, me skuadrën e Bellait që provoi, por pa arritur të krijonte shumë rrezikshmëri.
Në fund më pas ishte Kaina i cili i dha goditjen përfundimtare ballshiotëve.
Kështu Vllaznia shkon më e qetë në ndeshjen e dytë në Shkodër, ndërsa Bylisi duhet të mendojë një mënyrë për të përmbysur rezultatin.