Tashmë është zyrtare. Rubin Hebaj nuk është më një lojtar i Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
Në të Hebaj shkruan se nga sot nuk është më pjesë e skuadrës së Teutës. Ai i uroi klubit suksese në të ardhmen dhe gjithashtu shprehu falenderimin për aventurën e kaluar aty.
Një largim i rëndësishëm nga durrsakët edhe pse në këtë edicion nuk ka arritur dot të tregojë sa duhet vlerat e tij. Në 15 ndeshje në këtë edicion të “Abissnet Superiore”, Hebaj ka arritur të realizojë vetëm 1 gol për Teutën.