BULQIZË- Nata e ndërrimit të viteve është shndërruar një tragjedi për familjen Tasha në Bulqizë. 24-vjeçari Sokol Tasha ka gjetur vdekjen pas një aksidenti rrugor.Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.
I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.