Tiranë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Klonimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. dhe Komisariati i Policisë Nr. 3.
Vidhte në banesa me dyer të blinduara, duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Zbardhen dhe dokumentohen 10 raste të vjedhjes në banesa të ndryshme, duke përdorur çelësa të klonuar.
Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Klonimi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– V. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi V. K., më datë 30.12.2022, është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonte të vidhte në një apartament, në rrugën “Sami Frashëri”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. Q., gjatë këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 9 apartamente, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
Më datë 04.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. M.;
Më datë 20.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. C.;
Më datë 15.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;
Më datë 06.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. D.;
Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Z.;
Më datë 05.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit A. B.;
Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. N.;
Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit B. M.;
Më datë 30.12.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. Gj.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.