I mbytur me një çarçaf në qelinë e tij në një repart të burgut Torre del Gallo, Aldo Latifaj, 20-vjeçari i burgosur italo-shqiptar, ka ndërruar jetë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:00 në burgun Torre del Gallo, ndërsa i riu u soll ende i gjallë në urgjencën e spitalit San Matteo por mjekët nuk arritën t?i shpëtonin jetën 20-vjeçarit, i cili shënon vetëvrasjen e gjashtë brenda vitit të fundit në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Oficerët e policisë së burgjeve kanë hapur një hetim dhe i kanë dërguar një raport fillestar Prokurorisë Publike në Pavia, ndërsa është urdhëruar një autopsi e cila do të zbardhë shkaqet e vdekjes.
I riu i ndaluar për krime kundër pronës ka mbetur vetëm mbrëmjen e së mërkurë pasi dy të dënuarit e tjerë ndodheshin në qeli të tjera pasi kishin përdorur lejen sociale. 20-vjeçari nuk ka hasur asnjë pengesë në kryerjen e aktit, ndërsa ka përdorur një çarçaf të cili e ka kaluar rreth qafës duke e shtrënguar në mënyrë që të bllokonte rrugët e frymëmarrjes.
Sakaq, bëhet me dije se oficerët e burgut e vunë re atë të ri të shtrirë në dysheme dhe menjëherë hapën dyert e qelisë duke thirrur mjekun e burgut i cili nuk mundi të bënte gjë për Latifajn, udke kërkuar ndihmën e shërbimit të urgjencës të cilët arritën ta intubojnë, por pa rezultat pasi i riu ndërroi jetë më pas në spital.