Vajza që shihni në foto është stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht më datë 21 dhjetor në aeroportin Stansted të Londrës.
Viktima është identifikuar si Greta.D, nga Berati.
E ndjera dyshohet se pësoi infarkt gjatë udhëtimit me linjën ‘AIR ALBANIA’ në itinerarin nga Tirana në Londër.
Sipas mediave të huaja, e reja u shemb në tokë dhe më pas humbi jetën kur avioni kishte mbërritur në Aeroportin Stansted në Angli.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor, por vetëm së fundmi u bë publike.