Aksioni te “fortesa” e Vis Martinajt, gazetarja zbulon detajin e fortë: U përgjua një telefonatë nga burgu i sigurisë së lartë, pati informacion për lëvizje…

Shpërndaje

Aksioni i RENEA në banesën e Ervis Martinajt dhe dy familjarëve të tij është bërë menjëherë pas përgjimit të një telefonate nga një personazh brenda një burgu të sigurisë së lartë në vend.

Sipas gazetares Klodiana Lala, një i burgosur ka kryer një telefonatë me një numër që e kishte regjistruar si të familjes së tij, por gjatë bisedës ka zbuluar detaje të rëndësishme që kanë vënë menjëherë në lëvizje SPAK-un dhe Prokurorinë e Kurbinit.

Gazetarja nuk zbuloi detaje nga biseda e përgjuar, por tha se prokuroria ka patur informacion për “lëvizje të mundshme”.

“Policia e Shtetit është ngtirut në alarm nga një telefonatë e bërë nga një personazh në burg të sigurisë së lartë. Ai e ka regjistruar numrin me pretendimin që është një numër që i përket familjarëve të tij, por nga bisedat e përgjuara kanë dalë prova dhe fakte të reja që policia dhe prokuroria mund ta ndihmojnë për fatin e Ervis Martinajt. Në momentin që është interceptuar kjo telefonatë, është njoftuar Prokuroria e Posaçme dhe ajo e Kurbinit dhe është ndërmarrë ky operacion, që mesa duket ka patur informacion për lëvizje të mundshme. Është ndërhyrë në këto tre banesa dhe ambiente në orët e para të mëngjesit”, tha gazetarja Lala në “News24”.

Aksioni në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, si dhe në shtëpinë e xhaxhait dhe një familjari tjetër të tij, zbuloi arsenal të madh armësh, uniforma si ato të policisë por jo sasi parash cash.

Shpërndaje