Del VIDEO e vrasjes së tre emigrantëve në Paris, i moshuari vepron qetësisht me pistoletë në dorë…

Shpërndaje

Mediat kanë publikuar pamjet brenda një berberane në Paris, ku tre persona u vranë nga një pensionist, i cili hyri në ambient qetësisht dhe me pistoletë në dorë. Zona njihje si një qendër kulturore kurde, me biznese dhe objekte me veprimtari të ndryshme.

Në videon e mëposhtme, 69 vjeçari shihet teksa futet qetësisht në berberane, pak pasi kishte vrarë tre emigrantë kurdë në pjesën e jashtme të qendrës.

Pensionisti më vonë pranoi se qëllimi i tij ishte “për të vrarë emigrantë” në një qytet në veri të Parisit, me një popullsi të madhe me origjinë të huaj. Të dielën, zyra e prokurorit tha se autori drejtohej nga “urrejtje patologjike”.

Anëtarët e komunitetit kurd të Francës dhe aktivistët kundër racizmit u bashkuan në zi dhe zemërim të shtunën në Paris pasi tre persona u vranë në një qendër kulturore kurde. Pensionisti, autor i dyshuar u plagos dhe u ndalua dhe u transferua të shtunën në kujdesin psikiatrik.

Shpërndaje