Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e 25 dhjetorit në fshatin Mashan të Gramshit.
Një makinë ka rënë në përrua. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Hekuran Perfundi, drejtuesi i makinës.
Ai udhëtonte së bashku me nipin dhe mbesën, 7 dhe 11 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se viktima, i cili paraprakisht thuhet se është i moshuar ka përuar infarkt ose trompozë dhe ka humbur jetën pa rënë ende poshtë makina.