Aksident në Shkodër-Velipojë, humb kontrollin e motorit, në gjendje të rëndë…

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Shkodër-Velipojë, zona e Dajçit.

Mësohet se një person është lënduar rëndë si pasojë e aksidentit.

Ai po lëvizte me motor dhe ka humbur kontrollin duke u rrëzuar, dhe duke marrë lëndime në trup.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po mundohet të zbardhë dinamikat e ngjarjes.

Shpërndaje