VIDEO/ Famullitari i kishës së fshatit Grudë: Banorët e fshatit kanë frikë të dalin jashtë pas orës 16.30..

Shpërndaje

Një lajm i dërguar nga banorë e fshatit Grudë në redaksitë e mediave se persona të armatosur me maska po terrorizojnë banorët gjatë natës, vuri në alarm policinë e Shkodrës njëkohësisht ngjalli frikë e panik të banorët.Këta të fundit thonë se janë ndjerë të frikësuar pasi gjatë orëve të natës përballeshin me persona të armatosur që lëviznin nëpër rrugët e fshatit.

Famullitari i kishës së fshatit Grudë Agustin Margjoni thotë se familjet e fëmijët sidomos janë të frikësuar nga paniku që është përhapur nëpër fshat.

Prej rreth 1 jave, sherbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës janë në fshatin Grudë pikërisht nisur nga zërat apo aludimet që janë përhapur nga banorët për arsye të pashpjegueshme.

Për rastin në fjalë policia ka shoqëruar disa persona një natë më parë. Ndërkohë ditën e sotme policia njoftoi se kishte arrestuar një 15 vjecar me armë i cili më pas u la në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Shpërndaje