Vllaznia e mbyll vitin me spektakël, fitore me katër gola ndaj Teutës…

Shpërndaje

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme mposhti Teutën me shifrat e thella 4-0, në ndeshjen e fundit për vitin 2022 në Superiore.

Shkodranët u shfaqën dominues, duke shënuar katër herë, me Hakajn në minutën e 21, Kaina në minutat 37 dhe 90, si dhe Hoxhaj në minutën e 72.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit me vetëm 14 pikë. Durrsakët pësojnë humbjen e parë nën urdhrat e trajnerit Martitni, i cili në dy ndeshjet e par, kishte regjistruar dy fitore.

Shpërndaje