Çfarë po ndodh në Grudë të Re të Shkodrës, persona të armatsour nuk lënë banorët të dalin nga shtëpitë…

Shpërndaje

Prej rreth një jave. në fshatin Grudë e Re të Shkodrës, po konstatohet një situatë të çuditshme, të paktën sipas një raportimi në redaksinë e ShkodraWeb. Në një mesazh të mbërritur para pak minutave, flitet për persona të armatosur, me maska, të cilët nuk lejojnë të dalin banorët pas orës 20.00 të darkës.

“si jeni ka nje jav ne fshatin grud e re shkoder jan disa njerizi me arm dhe tremin banoret e femijet te shkolla dhe naten ka ora 8 nuk lan kan me dal ka shtepija kena lajmru policin e shkoder po nuk vi se kan frek ka keta persona ju lutemi na difmoni“, thuhet në mesazhin e ardhur fillimisht në redaksinë e ShkodraWeb.

Në komunikimi me këtë person, ai tregon se personat janë me automatikë, me maska dhe janë 5 vetë që lëvizin me makina. Përveç se nuk lënë banorët të dalin pas orës 20.00, nëse shohin ndonjë makinë të kalojë, e paralajmërojnë sërish. Pranë shkollës në Grudë të Re, ka qenë e mundur të filmohet një video 3 sekonda por që nuk tregon shumë.

Madje jo vetëm kaq. Sipas personit që kontaktoi me redaksinë e ShkodraWeb, edhe mesha e planifikuar për Krishtlindje, është anuluar pikërisht nga prania e këtyre personave.

Personat që stacionohen tek shkolla në Grudë të Re, nuk identifikohen. Çfarë është më e çuditshme, të paktën sipas personit që shkruan në ShkodraWeb, policia është jamëruar por nuk afrohet dot në këtë zonë nga frika. Personi thotë se ka njftuar edhe në media të tjera, por deri tani nuk ka asnjë reagim nga strukturat shtetërore.

Shpërndaje