Mëngjesin e 27 qershorit, Arthur Haxhiu qëlloi tre kolegë të tij tre herë . Dhe të tria herë qëlloi për të vrarë.
Kështu thuhet nga këshilla mjeko-juridike e urdhëruar nga prokuroria e Pordenones dhe e kryer nga doktor Antonello Cirnelli për tre punëtorët e plagosur në mëngjes nga 55-vjeçari shqiptar.
Që të gjith plumbat janë qëlluar për të vrarë dëshmohet nga afërsia e armës, vrimat hyrëse të plumbave dhe trajektoret e ndjekura prej tyre në trupat e personave.
Më pas, rezultatet e atyre të shtënave ishin të ndryshme: më e rënda nga të gjitha është ndaj një shqiptar tridhjetë e pesë vjeçar, tashmë në gjendje kome me dëmtime të përhershme, por jo në rrezik për jetën, i goditur në fytyrë nga plumbat e revolverit të kalibrit 22 që u përdor nga kopshtari për të kryer hakmarrjen e tij.
Më pas një gjashtëdhjetë vjeçar italian është qëlluar në nofull dhe një tjetër koleg shqiptar i plagosur në trup.
Një konsulencë, e kryer nga mjeku ligjor Cecchetti, e cila – sipas të gjitha gjasave – do të jetë baza mbi të cilën do të bazohet dhe vendoset masa e radhës e gjyqësorit të Pordenone për mbylljen e hetimit me një kërkesë për aktakuzë për kopshtarin.
Sipas akuzës Haxhiu është përgjegjës për vrasje të shumta në tentativë: të shtënat në fytyrë të kolegut të tij shqiptar tridhjetë e pesë vjeçar, kolegut të tij italian 60 vjeçar dhe një shqiptar pesëdhjetë vjeçar me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje që u bë gjyq dhe përfundoi me 2 muaj dënim për Haxhiun.
Akuza e vrasjes së trefishtë në tentativë(e cila do të përforcohet nga konsulenca mjeko-juridike) rëndohet nga mbajtja pa leje e armëve (revolveri ishte vjedhur vite më parë).
Haxhiu ishte planifikuar se do të vriste kolegun që e kishte kërcënuar. Mbetet për t’u parë nëse ai ishte objektivi i vetëm.Prokurori pohon se pesëdhjetë e pesë vjeçari shqiptar – në burgun e Gorizias dhe i mbrojtur nga avokati Luca Spinazzé – do të kishte qëlluar për të vrarë në një krim ndëshkuese të planifikuar dhe të organizuar, të paktën kundër një prej viktimave të tij. Një tezë e mbështetur edhe nga gjyqtari hetues që kishte vërtetuar arrestimin e karabinierëve të Portogruaros dhe kishte urdhëruar burgun për Haxhiun i cili ishte arrestuar sapo kishte zbritur nga autobusi.