EMRI/ Sapo ishte kthyer nga Franca, kush është i riu që hodhi benzinë dhe i vuri flakën Komisariatit të Elbasanit…

Shpërndaje

Aurel Islam Latifi është i riu që i vuri flakën dritares së ankesave për qytetarëve në Komisariatin e Elbasanit.

Aurel Latifi 33 vjeç  nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Franca, dhe se nuk kishte asnjë problem me policinë.

33-vjeçari, nga fshati Mollas ka spërkatur fillimisht me benzinë vendin dhe i ka vënë zjarrin. Ai është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje, teksa më pas është shoqëruar për ndihmë mjekësore pasi ka marrë disa plagë. I riu thuhet kur ka kryer këtë akt ka qenë në gjendje të dehur.

Shpërndaje