“Uefa Women’s Champions League”/  Vllaznia-Çelsi, nesër në “Loro Boriçi”. Leka-Doçi në konferencë shtypi…

Shpërndaje

Vllaznia-Çelsi, është ndeshja e radhës që skuadra kuqeblu luan në kompeticionin europian të futbollit të femrave. Sportdashësit shkodranë, për të cilët edhe këtë radhë, hyrja është falas, kanë shansin të shijojnë live nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, skuadren e tyre te zemres perballe kampiones se Anglisë, Çelsi, e cila është edhe një nga skuadrat më të mira europiane.

Trajneri Nikolin Leka dhe futbollistja Megi Doçi, ishin të përgjedhurit nga stafi kuqeblu për të komunikuar me gazetarët shkodranë në konferencën për shtyp organizuar një ditë përpara ndeshjes.

Ashtu si edhe tekniku Leka, edhe futbollistja Megi Doçi, vlerëson skuadrën kundërshtare, ndërkohë që duke qënë golashënuesja kryesore e skuadrës kuqeblu, ajo është në pritje të golit të parë në ndeshjet e fazës së grupeve, gol i cili mund të vijë edhe ndaj Çelsit.

Përballja me Çelsin është ndeshja e fundit që zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” pwr fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, ndërkohë që ndeshja e javës së ardhshme në transfertë, me Realin e Madritit mbyll konkurimin e skuadrës kuqeblu në kompeticionin europian.

Shpërndaje