Nesër, Kastrioti-Vllaznia ora 13:00 në Kamzë/ Trajneri Josa në konferencë shtypi, beson në kthesën e skuadrës…

Shpërndaje

Seanca stërvitore e zhvilluar paraditen e sotme në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” ka qënë e fundit për skuadrën kuqeblu në prag të ndeshjes me Kastriotin e Krujës.

Si zakonisht, një ditë përpara ndeshjes, trajneri Mirel Josa ka dalë në konferencë shtypi. Në vijim, Josa flet edhe për ndryshimet në kampin krutan, ku ditën e djeshme është emëruar trajneri i ri, Ardian Mema, një ish koleg i tij në fushën e lojës kur luante me Tiranën.

Gjatë dy ditëve të fundit, emri i Mirel Josës është lakuar si preferencë e klubit kosovar, Drita për të marrë drejtimin e kësaj skuadre.Ndeshja Kastrioti-Vllaznia, e vlefshme për javën e 14-të të kategorisë Superiore luhet nesër në stadiumin e Kamzës, duke filluar nga ora 13:00.

Shpërndaje