Ndryshime të mëdha janë bërë në postet e drejtuesve të Drejtorëve të Policisë së Shtetit në rrethe gjatë ditës së sotme.
Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës, duke zënë vendin e Lorenc Panganikës, i cili shkon në akademinë e policisë:
Ndryshimet:
Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.
Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga.
Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë.
Niko Brahimaj emërohet në Fier.
Ervin Hodaj në Shkodër.
Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare.
Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.