Fati i Met Rrumbullakut në dorë të Vis Martinajt? U vra apo inskenoi, dilema merr fund…

Shpërndaje

Jemi vetëm 4 ditë larg për të dhënë një përgjigje përfundimtare nga drejtori i policës, Muhamet Rrumbullaku në lidhje me fatin e Ervis Martinaj.

Të paktën kështu ishte e përcaktuar nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së këtij të fundit në 7 shtator, ku dhe Rrumbullaku mori zyrtarisht postin.

Aso kohe, kryeministri donte ti jepte fund “telenovelës” së mediave, por që duket se misteri u rrit dhe policia e kaloi në heshtje.

“U vra, s’u vra, ai që ishte i shumë kërkuar, çfarë nuk dëgjojnë njerëz, me luanë, bamirësa, oligarkë. Si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të krimit shqiptar.

Policia sot nuk di ta thotë, u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë. Drejtori i ri duhet të sigurohet që dilema të marrë fund,” ishin fjalët e kryeministrit në 7 shtator, që duket se filloi dhe numërimi mbrapsht për drejtorin, Muhamet Rrumbullaku.

Tashmë kanë kaluar 95 ditë, por ende askush nuk ka folur.

Në ditët e para dukej se çështja ishte në rrugë të mbarë, pasi autoritet u shprehën se kishin disa prova dhe një pistë hetimi, por nuk thanë asgjë më shumë.

Sipas “ultimatumit” të kryeministrit, Rrumbullakut i ka mbetur dhe pak kohë që të tregojë në lidhje me çështjen ose mund të humbas detyrën, por kjo varet nga ata e që e emëruan sesa do të kujtojnë deklaratat që kanë dhënë.

Shpërndaje