Meta i kërkon falje publike Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelajt: e pranoj kritiken, me 2 mars edhe për lirinë e medias

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Ilir Meta, duke perseritur edhe sot ftesen per shqiptaret te behen bashke ne Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars, u ka kthyer pergjigje dy moderatoreve te emisionit investigativ STOP, Saimir Kodres dhe Gent Zenelaj, qe deklaruan mbreme se do te jene edhe ata ne bulevard, e “kritikuan” kreun e shtetit, pse nuk i permendi edhe ata.

“Bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte ????, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica”- shkruan Presidenti Meta, ne nje postim te bere sot ne mengjes ne faqen e tij ne Facebook.

Postimi i Metës

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit! ????Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte ????, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit. ????????

Shpërndaje