Trafikoi mbi 4 ton kokainë, dënohet me 20 vjet burg “Mbreti” shqiptar i kokainës Dritan Rexhepi…

Shpërndaje

Gjykata Italiane e Firenzes ka dënuar me 20 vite burg Dritan Rexhepin, akualisht i burgosur në Guayaquil, Ecuador,  i akzuar si bosi i kartelit shqiptar të drogës me veprim në Ekuador e quajtur “Kompania Bello”.

Bosi shqiptar ka kërkuar gjykim të shkurtuar gjë që ka favorizuar uljen e viteve të dënimit.

Karteli shqiptar i drogës, drejtuar nga Rezhepi importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut, Ekuadori, drejt Italisë e rajonit të Toskanës përmes një rrjeti trafikantësh në të gjithë botën.

Hetimet e operacionit i cili u ekzekutua në shtator të 2020, nisën më vitin 2015 kanë zgjatur rreth 5 vite duke cuar në sekuestrimin e 5 milionë e gjysmë euro e rreth 4 tonë kokainë.

Për investigatorët karteli shqiptare e drogës ishte paralelisht e barabartë me kartelet e mëdha të drogës amerikano jugore e konsiderohet lider në trafikun e kokainës ndër grupet trafikante shqiptare e pikë referimi për ta.

Në paketat e kokainës që trafikoheshin nga Amerika Latine në Europë, vulosej logo “Bello”.

Kompania Bello kishte degëzime të shumta në vendet Hollandë, Ekuador, Austria, Zvicër, Francë, Norvegji, Turqi, Gjermani e Belgjikë e me një kapital të madh financiar në dispozicion.

Mjaft anëtarë të këtij karteli janë autorë të aktve të dhushme në konkurrencën e tregut të narkotrafikut.

Në një nga fazat e këtij investigimi u arrestuan 84 persona në Itali, Hollandë, Ekuador, Gjermani, Zvicër e Britani e Madhe.

17 prej të arrestuarve kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar nga Gjykata e Firenzes duke përfituar një ulje në vitet e dënimin e tyre.

Në zbardhjen e mënyrës së veprimit të kësaj kartele droge ka ndihmuar sekuestrimi i një telefoni i tipit Blackberry gjatë arrestimit të një shtetasi shqiptar në Firenze  ku u zbuluan se të gjithë anëtarët e këtij grupimi kriminal përdornin plataformat  plataformat “SKYeç” e “ ENCROCHAT” për komunikimin mes tyre.

Në tregtimin e kokainës vlente rregulli 50/50, pra gjysma e drogës ishte në përfitim të shqiptarëve e gjysma në përfitim të amerikano-jugorëve.

Droga trafikohej në rrugë detare nga Amerika e Jugut në Europë e kryesisht në portet e Europës Veriore  e në vecanti në portet Anversa, Rotterdam e Brema janë identifikuar zbarkime të sasive të mëdha kokaine.

Gjatë fazave hetimore janë sekeustruar sasi monetare në valuta të ndryshme me vlerë 5 milionë e gjysëm euro e rreth 4 tonë kokainë.

Pasurinë e vënë nga tregtimi i drogës, anëtarët e kësaj kartele e përdornin dhe për të ndihmuar shpenzimet legale e familjet e naëtarëve të tyre që arrestoheshin nga policia./oranews/

Shpërndaje