Brazil, Neymar i zemëruar: Nuk mund ta besoj që u eliminuam. E ardhmja? Mund të them vetëm diçka…

Shpërndaje

Neymar ishte autori i golit të vetëm për Brazilin ndaj Kroacisë, në atë eliminim të parakohshëm të Seleçiaos, që në fazën çerekfinale. Sulmuesi O’ney ka prekur tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë pas ndeshjes.

“Më duket se është e gjitha një makth, nuk mund ta besoj atë që ndodhi. Ajo është një disfatë që do të rëndojë, është shumë e trishtueshme dhe do të na lëndojë për një kohë të gjatë.

Ne ishim duke ndjekur një ëndërr, por për fat të keq nuk arritëm ta realizonim. Në futboll, dhe jo vetëm kjo ndodh. Por dua të falënderoj popullin  brazilian për dashurinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Tani nuk dua të them nëse ka ndonjë fajtor.

A do të luajë ende për kombëtaren? A do të ketë një Botëror tjetër për O Ney? “Dua të marr pak kohë për të reflektuar, për të menduar për Seleçao dhe çfarë dua për veten time. Nuk po i mbyll dyert, por as nuk mund të them që do të kthehem 100%” – Tha ai.

Shpërndaje