Tirana-Vllaznia, nesër ora 19:00 në “Air Albania”/ Kuqeblutë kërkojnë fitimin e trofeut të Superkupës…

Shpërndaje

E mërkura, në një ditë pushimi për Botërorin “Katar 2022” i zhvendos emocionet në futbollin shqiptar, me një kryendeshje, siç është sfida e Superkupës së Shqipërisë, Tirana-Vllaznia.

Ndryshe nga sa ka bërë në konferencat e mëparshme ku ka të dalë i vetëm në konferencat e shtypit të pragndeshjes, për këtë të Superkupës, Josa ka preferuar të ketë në krah të tij edhe kapitenin Erdenis Gurishta.

Për kapitenin Erdenis Gurishta, ky është momenti më i mirë që ai po kalon në karrieren sportive, pasi tashmë, krahas shiritit të kapitenit, ai ka edhe statusin e futbollistit të kombëtares kuqezi.

Ndeshja e Superkupës, Tirana-Vllaznia, luhet në orën 19:00 të mbrëmjes së mërkurë në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit në një atmosferë festive, sidomos për skuadrën kuqeblu, e cila pritet të mbështetet fuqimisht nga tifozëria e saj.

Shpërndaje