Lionel Messi shënoi golin e nëntë në një Kupë Bote. Në përballjen kundër Australisë, “Pleshti” ka shkruar emrin e tij me gërma të arta te kombëtarja amerikano-latine.
Në 22 përballje në Botërorë, Leo shënon nëntë gola, një më shumë se legjenda Maradona. Kujtojmë se Diego luajti 21 ndeshje në Kupat e Botës.
Messi bëhet kështu lojtari me më shumë gola te Argjentina në Kupat e Botës, teksa sot shënoi për herë të parë në një ndeshje me eleminim direkt.