Rikthimi i Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të Futsallit është pritur me entuziazëm nga sportdashësit shkodranë, pasi për hir të së vertetes ky sport përqehet shumë nga tifozëria shkodrane, gjë që u pa që ndeshjen e parë të kampionatit kur Vllaznia mundi me rezultatin 7-5 ekipin nënkampion të Shqipërisë, Diamant të Durrësit.
Krahas mbështetjes së KF Vllaznia, një kontribut kryesor për riorganizimin dhe pjesëmarrjen e Vllaznisë së Futsallës në kampionat kanë edhe një grup dashamirësish të këtij sporti me në krye Fisnik Barbullushin, i cili pritet të deklarohet zyrtarisht president i futsallës shkodrane.
Ndonëse është debutuese e këtij sezoni, për Barbullushin objektivi i Vllaznisë është fitimi i titullit kampion.
Ndeshjen e javës së dytë të kampionatit, Vllaznia e Futsallës do ta luajë përsëri në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke pasur përballë ekipin Olimpik 1 Maj.