Përfundoi me sukses Kupa e Shqipërisë në Taekwondo në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.
Vllaznia përfaqësohet me 70 sportistë në kampionat dhe dominon duke u shpallur kampion me fëmijët dhe para të rinjtë, ndërsa me të rinjtë rënditet në vendin e 2-të.
Paraqitjen më të mirë në këtë aktivitet nga ekipi ynë kuq e blu e bënë Amina Batuni duke u shpallur sportistja më e mirë teknik për të rejat, bashkë me Omer Puka i cili gjithashtu shpallet sportisti më i mirë teknik për fëmijët.