Përmbytjet në Shkoder, Evis Kushi bën njoftimin: Pezullohet edhe nesër mësimi për këto 14 shkolla…

Shpërndaje

Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë me dije se është pezulluar mësimi për ditën e nesërme për 14 shkolla në Qarkun e Shkodrës.

Vendimi është marrë për shkak të situatës së rëndë me përmbytjet dhe reshjet e dendura të shiut të cilat pritet që gjatë orëve në vijim të shtohen.

Ndërkohë, ministrja sqaron se orët e mësimit të këtyre ditëve do të zëvendësohen në vijim.

Shkollat ku do të pezullohet mësimi:

Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë. Shkolla “Theth”, Shalë

Shkolla “Gimaj”, Shalë. Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh

Shkolla “Palaj”, Shosh. Shkolla “Nicaj”, Shosh

Shkolla “Kir”, Pult. Shkolla “Kasnec” , Pult

Shkolla “Pog” , Pult. Shkolla “Bruçaj”, Pult

Shkolla “Plan” , Pult. Shkolla “Maja e Thanës” , Pult

Shkolla “Xhan” , Pult. Shkolla “Kuc” , Pult

Shpërndaje